Faqet e ndihmës

Na kontakto

Nëse nuk keni marrë përgjigje në pyetjen tuaj këtu, ose thjesht dëshironi të na thoni diçka për faqen e internetit, ju lutemi na kontaktoni.

Privatësia juaj #

Kush mund ta shohë email adresën time? #

Ne nuk do t'ia tregojmë email adresën tuaj askujt, përveç nëse jemi të detyruar me ligj, ose nëse na e kërkoni ju. Kjo përfshin institucionin publik te cilit i dërgoni kërkesë. Ata mund të shohin vetëm këtë email adresë: @kosovo.foitracker.come cila është specifike për kërkesën tuaj.

Nëse i dërgoni një mesazh një përdoruesi tjetër në faqe, atëherë email adresa juaj do të jetë e dukshme. Ju do të njoftoheni se kjo do të ndodhë

A do të dërgoni mesazhe të pakëndshme dhe të vrazhda në email adresën time? #
Jo. Pasi të regjistroheni në BIRN FOI Tracker, ne do t'ju dërgojmë vetëm email në lidhje me kërkesën që keni bërë, një njoftim me email që jeni regjistruar ose njoftime për arsye të tjera të cilat ju i autorizoni në mënyrë specifike. Ne kurrë nuk do t'i japim apo shesim email adresat tuaja dikujt tjetër, përveç nëse jemi të detyruar me ligj, ose nëse ju vetë na kërkoni një gjë të tillë.
Pse emri im dhe kërkesa ime do të shfaqen publikisht në faqe? #

Ne e publikojmë kërkesën tuaj në internet në mënyrë që çdokush ta lexojë atë dhe të përdorë informacionin që ju keni gjetur. Ne zakonisht nuk i fshijmë kërkesat (më shumë detaje)

Emri juaj lidhet me kërkesën tuaj, prandaj duhet të publikohet. Është e drejtë sepse ne do të publikojmë edhe emrin e nëpunësit civil që përgatitë përgjigjen për kërkesën tuaj. Përdorimi i emrit tuaj të vërtetë gjithashtu i ndihmon njerëzit të bijnë në kontakt me ju për t'ju ndihmuar me hulumtimin tuaj ose për të bërë kampanjë me ju.

Ligjërisht, ju duhet të përdorni emrin tuaj të vërtetë që kërkesa për Lirinë e Informacionit të jetë e vlefshme. Shihni pyetjen tjetër për alternativa nëse nuk dëshironi ta publikoni emrin tuaj të plotë.

A mund të bëj një kërkesë për FOI duke përdorur një pseudonim? #

Teknikisht, ju duhet të përdorni emrin tuaj të vërtetë që kërkesa për Lirinë e Informacionit të jetë e vlefshme në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar. Shihni këtë udhëzim nga Komisioneri i Informacionit (Janar 2009).

Megjithatë, i njëjti udhëzim thotë gjithashtu se është praktikë e mirë që institucioni publik të shqyrtojë një kërkesë të bërë duke përdorur një pseudonim. Ju duhet t'i referoheni kësaj nëse një autoritet institucion refuzon një kërkesë për shkak se keni përdorur një pseudonim.

Keni kujdes megjithatë, edhe nëse institucioni ndjek këtë praktikë të mirë, pseudonimi që përdorni mbase do t'jua pamundësojë të ankoheni më vonë te Komisioneri i Informacionit për trajtimin e kërkesës suaj.

Ka disa alternativa të mira për ta përdorur një pseudonim.

  • Përdorni forma të ndryshme të emrit tuaj. Udhëzuesmet thonë se "Z. Arthur Thomas Roberts" mund të bëjë një kërkesë te vlefshme si "Arthur Roberts", "A. T. Roberts" ose "Z. Roberts", por jo si "Arthur" ose "A.T.R.".
  • Gratë mund të përdorin mbiemrin e tyre të vajzërisë.
  • Në shumicën e rasteve, ju mund të përdorni çdo emër me të cilin "ju njohin gjërësisht ose e përdorni rregullisht".
  • Përdorni emrin e organizatës, emrin kompanisë, emrin tregtar të kompanisë ose emrin tregtar të vetëm.
  • Kërkojini dikujt tjetër të bëjë kërkesën në emrin tuaj.
  • Nëse vërtetë keni ngecur, mund të kërkoni që ta bëjmë ne kërkesën në emrin tuaj. Ju lutemi na kontaktoni dhe jepni një arsye të mirë pse nuk mund ta bëni vetë kërkesën si dhe pse nuk mund t'i kërkoni një miku ta bëjë në emrin tuaj. Ne nuk kemi burime për ta bërë këtë për të gjithë.

Ju lutemi mos u përpiqni të imitoni dikë tjetër.

Më kanë kërkuar adresën postare #

Nëse një institucion publik ju kërkon një adresën të plotë fizike, përgjigjuni duke thënë se seksioni 8.1.b i Ligjit për FOI kërkon një "adresë për korrespondencë" dhe se mjafton email adresa që jeni duke përdorur.

Ministria e Drejtësisë ka udhëzim për këtë"Ashtu si korrespondenca me shkrim në kopje fizike, kërkesat që transmetohen në mënyrë elektronike (për shembull, përmes email-it) janë të pranueshme... Nëse një kërkesë pranohet me email dhe nuk është dhene adresa postare, email adresa duhet të trajtohet si adresa e kthimit."

Sikur kjo të mos mjaftonte, Këshillat e Komisionerit të Informacionit për Praktikuesit thonë "Çdo korrespondencë mund të përfshijë një kërkesë për informacion. Nëse është e shkruar (kjo përfshin e-mail), lehtë e kuptueshme, jep emrin e aplikantit, një adresë për përgjigje (që mund të jetë elektronike), dhe përfshin një përshkrim të informacionit që kërkohet, atëherë do të përfshihet në fushën e legjislacionit."

Jo jo, ata kanë nevojë për një adresë postare për të dërguar një përgjigje me shkim! #

Nëse një institucion ka vetëm një kopje në letër me informacionit që ju nevojitet, ai mund t'ju kërkojë një adresë postare. Për të filluar, përpiquni t'i bindni të skanojnë dokumentet për ju. Ju madje mund të ofroni t'ju dhuroni një skaner, çka në atë rast e vë në siklet institucionin për të gjetur një të tillë që kishin më parë.

Nëse kjo nuk funksionon dhe dëshironi të jepni adresën tuaj postare privatisht për të marrë dokumentet, shënoni kërkesën tuaj si "Do të përgjigjen me postë" dhe do të pajiseni me një email që mund ta përdorni për këtë qëllim.

A mund të fshini kërkesat e mia, ose të ndryshoni emrin tim? #

BIRN FOI Tracker është një arkiv i përhershëm publik i kërkesave për qasje në informacion. Edhe pse ju mund të mos e gjeni përgjigjen qe ju nevojitet në një kërkesë, ajo mund të jetë me interes për të tjerët. Për këtë arsye, ne nuk do të fshijmë kërkesat.

Në rrethana të jashtëzakonshme, ne mund të heqim ose ndryshojmë emrin tuaj, shiko pyetjen e radhes. Ngjashëm, ne gjithashtu mund të heqim informacione të tjera personale.

Nëse jeni të brengosur për këtë përpara se të bëni kërkesën tuaj, shiko seksionin në pseudonime

A mund të hiqni të dhënat e mija personale? #

Nëse shihni ndonjë informacion personal për ju në faqe, të cilin do të donit ta heqim ose fshehim, atëherë ju lutemi na njoftoni. Specifikoni saktësisht se çfarë informacioni besoni se është problematik dhe pse, dhe ku është i shfaqur në faqe ai informacion.

Nëse informacione personale të ndjeshme janë publikuar aksidentalisht, atëherë ne zakonisht do t'i heqim ato. Sigurisht ne do të shqyrtojmë vetëm kërkesat për heqjen e informacionit personal që vijnë nga individë në fjalë, por për informacione të ndjeshme do të vlerësonim këdo që tregon çdo gjë që sheh.

Konsiderojmë se ka një interes të madh publik për mbajtjen e emrave të zyrtarëve apo nëpunësve të institucioneve publike. Ne do t'i heqim ata emra vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si p.sh. kur zbulimi i emrit dhe pozita e punës rrezikon në mënyrë thelbësore sigurinë e një individi. Nëse jeni një prej zyrtarëve dhe dëshironi që emri juaj të hiqet për një arsye urgjente, duhet të na dërgoni një kërkesë nga menaxheri juaj i linjës, për ta bërë këtë. Kjo kërkesë duhet të deshmojë se është nuhatur një rrezik që tejkalon interesin publik dhe duhet po ashtu te deshmojë se janë bërë përpjekje për të fshehur emrin në faqen e internetit të organizatës.

Për të gjitha kërkesat e tjera ne praktikojmë një test të interesit publik që të vendosim nëse informacioni duhet të fshihet. Seksioni 32 i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave 1998 na lejon ta bëjmë këtë, pasi materiali që publikojmë është gazetaresk. Ne nuk mund të modifikojmë lehtësisht shumë lloje të bashkëngjitjeve (attachments), si p.sh. dosjet PDF, ose ato të Microsoft Word ose Excel), kështu që zakonisht do të kërkojmë nga institucionet t'i ridërgojnë këto dokumente me të dhënat personale të hequra.

Mësoni më shumë nëpërmjet ndihmës për zyrtarët e FOI