Faqet e ndihmës

Na kontakto

Nëse nuk keni marrë përgjigje në pyetjen tuaj këtu, ose thjesht dëshironi të na thoni diçka për faqen e internetit, ju lutemi na kontaktoni.

FOI pyetje zyrtari #

Sapo arrita këtu nga fundi i një kërkese për FOI, çfarë po ndodh?#

≈ BIRN FOI Tracker është një shërbim i drejtuar nga një organizatë bamirësie.

I ndihmon anëtarët e zakonshëm të publikut të bëjnë kërkesa për FOI, të gjurmojnë dhe ndajnë me lehtësi përgjigjet.

Kërkesa për FOI që pranuat është bërë nga dikush që përdor Alaveteli.

Ju thjesht mund t'i përgjigjeni kërkesës si çdo kërkese tjetër nga një individ. I vetmi ndryshim është se përgjigja juaj do të publikohet automatikisht në internet.

Nëse keni shqetësime rreth privatësisë ose shqetësime të tjera, ju lutemi lexoni përgjigjet në vijim.

Ju gjithashtu mund të dëshironi të lexoni prezantimin e introduction to Alaveteli për të mësuar më shumë se çka ofron faqja nga këndvështrimi i një përdoruesi. Ju gjithashtu mund të kërkoni faqen për të gjetur institucionin për të cilin punoni dhe për të parë statusin e çdo kërkese qe keni bërë duke përdorur faqen.

Më në fund, mirëpresim komentet dhe mendimet nga zyrtarët e FOI,

Të lutem u lutem na kontaktoni.
Pse po publikoni përgjigjet e kërkesave për FOI? #
Ne mendojmë se ka shumë përfitime.Më e rëndësishmja, kjo do të nxisë publikun që të jetë më i interesuar dhe i përfshirë në punën e qeverisë. Shpresojmë gjithashtu që do të reduktojë numrin e kërkesave të dyfishta për çdo temë që një institucion publik do të pranojë. Duke qenë se përgjigjet rreth Lirisë së Informacionit përmbajnë informacione publike, në të cilat kushdo mund të ketë qasje lehtësisht nga institucioni publik, ne mendojmë se nuk duhet të ketë arsye për të mos i publikuar për audiencën e gjerë.
A janë njerëzit që i bëjnë kërkesat njerëz të vërtetë? #
Po. Për qëllime të gjurmimit të përgjigjeve, ne përdorim adresat e emailit të krijuara nga kompjuteri për secilën kërkesë. Megjithatë, përpara se të dërgojnë një kërkesë, përdoruesit duhet të regjistrohen në faqe me një email adresë unike, te cilën pastaj e verifikojmë ne. Ju mund të kërkoni në këtë web-faqe dhe të gjeni faqen që liston të gjitha kërkesat që ka bërë çdo person
Një email nuk është një adresë e mjaftueshme për një kërkesë për FOI! #
Po është. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo letër nga ICO drejtuar Këshillit të Qarkut Rother jep udhëzime mbi këtë çështje, veçanërisht në kontekstin e kërkesave të bëra nëpërmjet WhatDoTheyKnow, një faqe e ngjashme me Alaveteli.
A nuk po bëni shumë kërkesa te bezdisshme? #
Alaveteli nuk po bën asnjë kërkesë. Ne po dërgojmë kërkesa në emër të përdoruesve tanë, të cilët janë njerëz të vërtetë që i bëjnë kërkesat. Look at it like this - if lots of different people made requests from different Hotmail email addresses, then you would not think that Microsoft were making vexatious requests. It is exactly the same if lots of requests are made via Alaveteli. Moreover, since all requests are public it is much easier for you to see if one of our users is making vexatious requests.
Mund ta shoh një kërkesë tek Alaveteli, por nuk e kemi marrë asnjëherë me email. #
Nëse një kërkesë shfaqet në webfaqe, atëherë ne jemi përpjekur t'ia dërgojmë institucionit me email. Çdo mesazh qe dështon të dërgohet do të shfaqet automatikisht në sajt. Ju mund ta kontrolloni adresën që ne përdorim përmes linkut Shiko adresën e emailit për FOI që shfaqet në faqen e institucionit. Na kontaktoni nëse ka një adresë më të mirë që ne mund ta përdorim. Kërkesat nganjëherë nuk shpërndahen sepse fshihen në heshtje nga "filtrat spam" në departamentin e IT-së së institucionit. Institucionet mund të sigurohen që kjo të mos ndodhë duke kërkuar nga departamentet e tyre të IT-së që të fusin në "listën e bardhë" çdo email nga @birnfoi.k-clients.com. Nëse kërkoni nga ne, do t'ju ridërgojmë çdo kërkesë dhe/ose do të japim detaje teknike të dorëzimit në mënyrë që një departament i IT-së të mund të përcjellë çka ka ndodhur me mesazhin.

Më në fund, ju mund t'i përgjigjeni çdo kërkese në internet, pa pasur nevojë të dërgoni ndonjë email, duke përdorur linkun "përgjigjuni kërkesës" në fund të çdo faqeje.

Si e llogarisni afatin e fundit të treguar në faqet e kërkesave? #

Ligji për Lirinë e Informacionit thotë:

Një institucion publik duhet të veprojë në përputhje me seksionin 1(1) menjëherë dhe në çdo rast jo më vonë se dita e njëzetë e punës pas datës së pranimit.

Detajet teknike se si saktësisht numërohen fundjavat dhe çfarë ndodh nëse një kërkesë arrin jashtë orarit të punës janë pikërisht vetëm detaje. E rëndësishme këtu është se ligji thotë se institucionet duhet të përgjigjen me shpejtësi.

Nëse kërkesa do të marrë kohë dhe keni një arsye të mirë për këtë, kërkuesit do të mund t'i ndihmoni duke ju dërguar një email të shpejtë me një ose dy fjali që shpjegon se çfarë po ndodh.

Zyrtarët për FOI shpesh duhet të punojnë shumë për t'ju përgjigjur kërkesave dhe kjo nuk shihet nga publiku. Ne mendojmë se do të ishte e dobishme për të gjithë të dinë kompleksitetin e punës.

Por në të vërtetë, si llogaritet afati? #

Ju lutem, lexoni fillimisht përgjigjen e pyetjes së mëparshme. Ligjërisht, institucionet duhet t'u përgjigjen menjëherë kërkesave për qasje në informacion. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, është më mirë nëse tregojnë volumin e punës që po bëjnë, duke shpjeguar se çka po merr kohë shtesë.

Thënë kështu, Alaveteli tregon afatin maksimal ligjor për t'iu përgjigjur secilës kërkesë. Ja si e llogarisim.

  • Nëse dita kur dorëzojmë kërkesën me email është një ditë pune, ne e llogarisim atë ditë si "dita zero", edhe nëse kërkesën e dorëzojmë vonë në mbrëmje. Ditët mbarojnë në mesnatë. Më pas ditën tjetër të punës e llogarisim si “ditën e parë”, e kështu me radhë, deri në 20 ditë pune.
  • Nëse dita kur e kemi dorëzuar kërkesën me email nuk ka qenë ditë pune, ne e llogarisim ditën tjetër të punës si "ditën e parë". Dorëzimi është dorëzim, edhe nëse është bërë në fundjavë. Disa institucione nuk pajtohen me këtë, avokati ynë nuk pajtohet me ta.
  • Kërkuesit inkurajohen të mbajnë shënime kur është sqaruar kërkesa e tyre në mënyrë që koha e përgjigjes të rivendoset, por ndonjëherë ata e shënojnë këtë gabim. Nëse vëreni ndonjë problem me një kërkesë të veçantë, na njoftoni dhe ne do ta rregullojmë atë.

Data e llogaritur në këtë mënyrë tregohet në kërkesat me tekstin `Me ligj, Këshilli Bashkiak i Liverpulit duhet të ishte përgjigjur deri në...`.

Si mund të dërgoj një dosje të madhe, e cila nuk mund të dërgohet me email? #

Në vend të emailit, mund t'i përgjigjeni kërkesës drejtpërdrejt nga shfletuesi juaj i internetit, duke përfshirë ngarkimin e dosjes. Për ta bërë këtë, zgjidhni "përgjigjuni kërkesës" në fund të faqes së kërkesës.

Na kontaktoni nëse edhe kjo dosje është shumë e madhe (të themi më shumë se 50 Mb).
Pse publikoni emrat e nëpunësve civilë dhe tekstet e emaileve? #
Ne konsiderojmë se ajo që bëjnë zyrtarët gjatë punës së tyre duhet të jetë informacion publik. Ne heqim përmbajtjen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, shikoni politikat të fshirjes.
A i publikoni email adresat apo numrat e telefonit celular? #

Për të parandaluar mesazhet e padëshiruara, ne automatikisht fshijmë shumicën e emaileve dhe disa numra telefoni nga përgjigjet ndaj kërkesave. Ju lutem na kontaktoni nëse na ka ikur ndonjë.

Për arsye teknike, jo gjithmonë i heqim ato nga bashkëngjitjet ne email, si p.sh. disa PDF.

Nëse keni nevojë të dini se cila adresë është hequr, ju lutemi na kontaktoni. Herë pas here, një email adresë përbën një pjesë të rëndësishme të një përgjigjeje dhe ne do ta publikojmë atë në një mënyrë të fshehtë.

Ligji ynë për Lirinë e Informacionit është "aplikues i verbër", kështu që çdokush në botë mund të kërkojë të njëjtin dokument dhe të marrë një kopje të tij. Nëse mendoni se me publikimin e një dokumenti në internet, ne kemi shkelur të drejtën tuaj të autorit, mund të na kontaktoni dhe të kërkoni ta heqim atë. Megjithatë, për të kursyer paratë e tatimpaguesve duke parandaluar kërkesat e dyfishta, dhe për marrëdhënie të mira me publikun, ne do t'ju këshillonim që të mos e bëni atë.
Përgjigja ime për një kërkesë të vjetër në Alaveteli u refuzua! #
Pas gjashtë muajsh mosaktivitet, Alaveteli kufizon se kush mund t'i përgjigjet një kërkese për të ndaluar spammerët që targetojnë kërkesat e vjetra. Në atë pikë, kërkesës mund t'i përgjigjet vetëm dikush nga institucioni. Pas dymbëdhjetë muajsh, kërkesa mbyllet për përgjigje nga kushdo. Nëse keni nevojë të rihapni një kërkesë të vjeter në mënyrë që të mund t'i përgjigjeni, ju lutemi na kontaktoni.

Lexoni hyrjen nëse nuk e keni bërë ende
Përndryshe, kreditet ose API-ja e programereve

Bërja e kërkesave #

Nuk jam i/e sigurt se në cilin institucion ta bëj kërkesën, si mund ta di? #

Mund të jetë e vështirë të zgjidhni strukturën komplekse të qeverisë dhe të gjeni se kush ka informacionet që ju duhen. Këtu janë disa këshilla:

  • Shfletoni ose kërkoni në BIRN FOI Tracker për kërkesa të ngjashme me tuajat.
  • Kur të keni gjetur një institucion që mendoni se mund të ketë informacione, përdorni linkun "faqja kryesore" në anën e djathtë të faqes së tyre për të parë se çka bëjnë ata në webfaqen e tyre.
  • Kontaktoni institucionin me telefon ose email për t'i pyetur nëse kanë informacionet që po kërkoni.
  • Mos u shqetësoni shumë për gjetjen e institucionit të duhur. Nëse e kontaktoni institucionin e gabuar, ata duhet t'ju këshillojnë se kujt t'ia bëni kërkesën.
  • Nëse keni një rast të ndërlikuar, ju lutemi na kontaktoni për ndihmë.
Mungon institucioni publik nga i cili dua të kërkoj informacione. #

Ju lutemi na kontaktoni me emrin e institucionit publik dhe email adresën e kontaktit për kërkesat për Lirinë e Informacionit, nëse mund ta gjeni.

Nëse dëshironi të ndihmoni të shtoni një kategori të tërë të institucioneve publike në sajt, do të donim të dëgjonim nga ju po ashtu.

Pse përfshini disa institucione që nuk janë zyrtarisht subjekt i FOI? #

BIRN FOI Tracker ju mundëson të bëni kërkesa për informacione në një mori organizatash:

  • Ata që zyrtarisht i nënshtrohen Ligjit për FOI
  • Ata që janë zyrtarisht subjekt i Rregulloreve Mjedisore (një grup më pak i definuar)
  • Ata që vullnetarisht respektojnë Ligjin për FOI
  • Ata që nuk janë subjekt i ligjit por ne mendojmë se duhet të përfshihen sepse kanë përgjegjësi të mëdha publike.

Në rastin e fundit, ne po e përdorim faqen për të lobuar për zgjerimin e fushës së veprimit të Ligjit për FOI. Edhe nëse një organizatë nuk është ligjërisht e detyruar t'i përgjigjet një kërkese për informacione, mund të përgjigjet vullnetarisht.

Pse duhet ta mbaj kërkesën time të fokusuar? #

Ju lutem, përfshini në kërkesën tuaj vetëm ato që ju nevojiten në mënyrë që tjetri të mund të kuptojë lehtësisht se çfarë informacioni po kërkoni. Ju lutem mos përfshini asnjë nga sa vijon:

  • argumente rreth kauzës tuaj
  • deklarata që mund të dëmtojnë ose ofendojnë të tjerët

Nëse i bëni këto, mund të na duhet ta heqim kërkesën tuaj për të shmangur problemet me ligjin për shpifje, çka është shqetësim për ju dhe ne. Mesazhet e shkurtra dhe koncize e lehtësojnë punën e institucioneve për të qenë të qartë se çfarë informacioni kërkoni që do të thotë se do të merrni një përgjigje më shpejt.

Nëse ju duhet informacion për të mbështetur një temë apo kampanjë, Liria e Informacionit është një mjet i fuqishëm. Ndonëse mund të mos e përdorni këtë faqe për të drejtuar kampanjen tuaj, ne ju inkurajojmë ta përdorni për të marrë informacionet që ju nevojiten. Ne gjithashtu ju inkurajojmë që të drejtoni kampanjën tuaj diku tjetër - një mënyrë efektive dhe shumë e lehtë është të hapni blogun tuaj. Jeni të mirëpritur të lidheni me fushatën tuaj nga kjo faqe në një shënim për kërkesën tuaj (ju mund të bëni shënime pas dorëzimit të kërkesës).

A më kushton diçka për të bërë një kërkesë? #

Një kërkesë për të marrë informacione është gati gjithmonë falas.

Institucionet shpesh lëshojnë njoftime të panevojshme, të frikshme, në të cilat thuhet se do t'ju ngarkohet një tarifë. Injoroni mesazhet e tilla. Pothuajse kurrë nuk ju kërkohet të paguani. Nëse ndodhë, mund t'ju tarifojnë vetëm nëse keni rënë dakord paraprakisht për të paguar. Më shumë detaje nga Komisioneri i Informacioneve.

Ndonjëherë një institucion i caktuar mund t'jua refuzojë kërkesën, duke thënë se kostoja për të kalon 600£ (për qeverinë qendrore) ose 450£ (për të gjitha institucionet e tjera publike). Në këtë pikë ju mund të përpunoni kërkesën tuaj. p.sh. do të kushtonte më pak për një institucion t'ju tregonte shumën e shpenzuar për marshmallows gjatë vitit të kaluar sesa në dhjetë vitet e fundit.

Sa shpejt do të marr një përgjigje? #

Sipas ligjit, institucionet publike duhet të përgjigjen menjëherë në kërkesa.

Edhe nëse nuk janë të shpejtë, pothuajse në të gjitha rastet duhet të përgjigjen brenda 20 ditë pune. Nëse ju është dashur të sqaroni kërkesën tuaj, nëse institucioni është shkollë, apo një ose dy raste të tjera, atëherë mund të nevojitet më shumë kohë ( të dhëna të plota ).

BIRN FOI Tracker do t'ju dërgojë një email nëse nuk merrni një përgjigje në kohë. Ju pastaj mund t'i dërgoni institucionit publik një mesazh për t'ia kujtuar dhe treguar nëse është duke shkelur ligjin.

Çka nëse nuk marrë asnjëherë përgjigje? #

Ka disa gjëra që mund të bëni nëse nuk merrni kurrë një përgjigje.

  • Ndonjëherë mund të ketë pasur një problem dhe institucioni të mos e ketë marrë kurrë kërkesën. Ja vlen t'i telefononi institucionet dhe të interesoheni me mirësjellje nëse e kanë marrë kërkesën. Atyre kërkesa u është dërguar me email.
  • Nëse institucioni nuk e ka marrë asnjëherë kërkesën, problemi mbase lidhet me "filtrat e spamit". Referoni institucionin kompetent në përgjigjen 'E shoh një kërkesë te Alaveteli, por nuk e kemi marrë me e-mail asnjëherë!' - në seksionin e oficerëve të FOI për këtë ndihmë.
  • Nëse përsëri nuk keni fat, atëherë mund të kërkoni një rishikim të brendshëm dhe më pas të ankoheni për institucionin tek Komisioneri i Informacionit. Lexoni faqen tonë 'Të pakënaqur me përgjigjen që morët?'.
  • Read our page ' 'Të pakënaqur me përgjigjen që morët?'. '.
Çka nëse nuk jam i/e kënaqur me përgjigjen? #
Nëse nuk e keni pranuar informacionin që keni kërkuar, ose nuk e keni marrë atë në kohë, atëherë lexoni faqen tonë ' 'Të pakënaqur me përgjigjen që morët?'. '.
Thotë se nuk mund të ripërdor informacionin që kam pranuar! #

Institucionet shpesh shtojnë një "legal boilerplate" në lidhje me "Rregulloret për Ripërdorimin e Informacionit të Sektorit Publik 2005", që në dukje të parë nënkupton se mund të mos jeni në gjendje të bëni asgjë me informacionin.

Natyrisht, ju mund të shkruani artikuj rreth informacionit, ta përmbledhni atë, ose të citoni pjesë të tij. Ne gjithashtu mendojmë se duhet të ndiheni të lirë ta ripublikoni te plotë informacionin, ashtu sikurse ne, edhe pse në teori mund të mos ju lejohet ta bëni këtë. Shihni politikën tonë për të drejtat e autorit.

A mund të më tregoni më shumë detaje rreth procesit te dorëzimit të kërkesave? #

Hidhini një sy aksesit në faqet zyrtare të informacioneve, në faqen e internetit të Komisionerit të Informacionit.

Nëse po kërkoni informacion nga një institucion publik skocez, procesi është shumë i ngjashëm. Ka dallime rreth afateve kohore për pajtueshmërinë. Shikoni Udhëzimet e Komisionerit të Informacionit Skocez për detaje.

A mund të kërkoj informacion për veten time? #

Jo. Kërkesat e bëra nëpërmjet BIRN FOI Trackerjanë publike, të bëra sipas Ligjit për Lirinë e Informacionit dhe nuk mund t'ju ndihmojnë të gjeni informacione për një individ.

Nëse dëshironi të dini se çfarë informacionesh ka nje institucion publik rreth jush, duhet të bëni një "Kërkesë për Akses të Subjektit" privatisht duke përdorur ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave. Broshura Si të keni qasje në informacione për ju (në faqen e internetit të Komisionerit të Informacionit) shpjegon se si ta bëni këtë.

Nëse shihni se dikush, ndoshta pa dashje, ka përfshirë informata personale në një kërkesë, ju lutemi na kontaktoni menjëherë që ne t'i heqim ato.

Dua ta mbaj sekret kërkesën time! (të paktën derisa të publikoj storjen time) #

BIRN FOI Tracker aktualisht është dizajnuar vetëm për kërkesa publike. Të gjitha përgjigjet që marrim publikohen automatikisht në faqen e internetit që çdokush të mund t'i lexojë.

Ju duhet të kontaktoni drejtpërdrejt institucionin publik nëse dëshironi të bëni një kërkesë privatisht. Nëse jeni të interesuar të blini një sistem që ju ndihmon të menaxhoni kërkesat për FOI në mënyrë sekrete, atëherë na kontaktoni.

Pse mund të kërkoj vetëm informacione për mjedisin nga disa institucione? #

Disa insitutcione publike, si South East Water, nuk i nënshtrohen Ligjit për Lirinë e Informacionit, por një ligji tjetër të quajtur Rregulloret e Informacionit Mjedisor (EIR).

Është një ligj shumë i ngjashëm, kështu që ju bëni një kërkesë për informacion nëpërmjet BIRN FOI Tracker në të njëjtën mënyrë si një kërkesë FOI. I vetmi ndryshim është se faqja në të cilën e bëni kërkesën ju kujton se mund të kërkoni vetëm "informacion mjedisor" dhe shpjegon se çfarë nënkupton kjo. Është mjaft e gjerë.

Natyrisht, ju mund të kërkoni informacione për mjedisin nga institucione të tjera. Thjesht paraqisni kërkesën tuaj për FOI si zakonisht. Institucioni ka detyrimin të përcaktojë nëse Rregullorja e Informacionit Mjedisor (EIR) është legjislacioni më i përshtatshëm për t'iu përgjigjur.

A mund t'jua dërgoj të njëjtën kërkesë shumë institucioneve, për shembull, secilit këshill? #
Ne ju kërkojmë të dërgoni fillimisht një version testues të kërkesës tuaj në disa institucione. Përgjigjet e tyre do t'ju ndihmojnë të përmirësoni formulimin e kërkesës suaj, në mënyrë që të merrni informacionin më të mirë kur dërgoni kërkesën tek të gjitha institucionet. Aktualisht nuk ka një sistem automatik për të dërguar kërkesat në institucionet e tjera, duhet t'i kopjoni dhe ngjitni (copy & paste) manualisht.
Kam paraqitur një kërkesë jashtë sajtit, si mund ta ngarkoj në arkivë? #
BIRN FOI Tracker është një arkiv i kërkesave të bëra përmes sajtit dhe nuk përpiqet të jetë një arkiv i të gjitha kërkesave për FOI. Ne kurrë nuk do të mbështesim ngarkimin e kërkesave të tjera. Për një gjë, ne nuk do të ishim në gjendje të verifikonim nëse përgjigjet e tjera vinin në të vërtetë nga autoriteti. Nëse kjo ka vërtet rëndësi për ju, gjithmonë mund të bëni të njëjtën kërkesë përsëri nëpërmjet BIRN FOI Tracker.
Si i moderoni kërkesat për shënime? #

Shënimet në BIRN FOI Tracker shërbejnë për të ndihmuar njerëzit të marrin, ose për t'u dhënë atyre udhëzime për vendet ku mund të shkojnë për t'i ndihmuar ata të veprojnë sipas tij. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr çdo gjë tjetër.

Nuk lejohen diskutime të pafundme politike. Postoni një lidhje në një forum të përshtatshëm ose faqe fushate diku tjetër.

Tutje, lexoni rreth privatësisë tuaj